Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën e Malishevës në Gjilan.
Patrulla policore si dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se vetura që ka marrë flakë aksidentalisht ishte Golf II me targa 06, e njëjta si pasojë e zjarrit është shkatërrua e tëra.
“Vlen të ceket se dëme të vogla nga zjarri ka pësuar edhe vetura Mercedes me targa 06, që ishte e parkuar në afërsi. Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Hashani.
Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit është duke i hetuar shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri. /2LONLINE.com/