Komuna e Vitisë dhe Programi USAID për të Drejtat Pronësore (PRP) kanë mbajtur sot një takim me bashkatdhetarët tanë të cilët gjenden për pushime në Kosovë. Ky takim është mbajtur me qëllim që diaspora vitias të jetë e njoftuar mbi të drejtat pronësore, konkretisht lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në Kosovë në ushtrimin e të drejtave pronësore dhe mbi procedurat dhe rëndësinë e regjistrimit të pronës.
Zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu pasi që ju dëshiroj mirëseardhje dhe pushim të këndshëm bashkatdhetarëve tanë ndër tjerash ka folur edhe mbi rëndësinë e fushatës vetëdijësuese dhe të drejtën pronësore.
“Konsideroj se ju sot keni rastin të shihini edhe fletushkat të cilat janë përgatitur si dhe mund të kontaktoni me njerëzit profesionist si nga drejtoria përkatëse ashtu edhe nga programi USAID dhe me këtë ju do ta keni më të lehtë regjistrimin e pronës suaj”, u shpreh Aliu.
Kurse Marina Dimitrijevic, përfaqësuese e programit USAID, konkretisht nga departamenti për Demokratizim dhe Qeverisje Lokale ndër tjerash i njoftoj të pranishmit me rëndësinë e këtij programi dhe të drejtat pronësore duke potencuar se e drejta në pronë është e mbrojtur me ligj dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të gëzojnë të drejtat që ju takojnë.
E Fatbardha Emini, Drejtoresh tha se mbi 80% të pronave janë të pa rregulluara kurse titullarët sipas saj kryesisht figurojnë në emër te gjyshërve dhe stërgjyshërve.
Duke potencuar se për shkak të kësaj ata po mbajnë së bashku me Programin USAID për të Drejtat Pronësore (PRP) po mbajnë fushata vetijësuese.
Kurse Merita Limani, zyrtare për çështje gjinore dhe të drejtat pronësore ku folur në veçanti lidhur me problemet që ndërlidhën me informalitetin, të drejtat e grave në trashëgiminë pronësore, veprimet për adresimin e tyre në Strategjinë Nacionale për të Drejtat Pronësore e cila është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti.
Kurse gjatë këtij takimi qytetarët pjesëmarrës në veçanti mërgimtaret janë parashtruar pyetje që kanë të bëjnë kryesisht me të drejtat pronësore.