Mërgimtarët e Tërpezës që punojnë dhe veprojnë në Gjenevë të Zvicrës , bëjnë me shtëpi të re familjen e Elmi Sadikut.
Ata në kuadër të aksionit humanitarë për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha në Komunën e Vitisë, për nervojat e e ndërtimit të shtëpisë së famijes 7 anëtarëshe Sadiku kanë grumbulluar 12 mijë euro.
Inicuesi I këtij aksioni njëherit anëtari I kryesisë së shoqatës së mërgimtarëve “ Vitia” Sokol Shaqiri, ka thënë se aksioni për ndërtimin e shtëpisë së familjes Sadiku, është në kuadër të aksionit të gjithmbarshëm të mërgimtarëve vitias për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha “Kontributi juaj ndryshon jete” që është inicuar nga shoqata “Vitia” dhe që ka gjetë mbështetje nga mërgimtarët e shumë jo vetëm në Gjenevë të Zvicrës por edhe në kantone tjera të këtij shteti si dhe në shtetet tjera përendimore.
“Në kuadër të këti aksioni mërgimtarët e Tërpezës kanë marrë iniciativën që të ndërtojnë një shtëpi për një familje skamnore në fshatin e tyre dhe për këtë qëllim kanë grumbulluar mjetet e nevojshme financiare”, ka thënë Shaqiri, duke potencuar se ky aksion është mbështet edhe nga anëtarët tjerë të shoqatës “Vitia” e cila per kete qellim ka ndare 4 mije euro.
Ai ka theksuar se ky nuk është aksioni I vetëm I ndërmarrë nga mërgimtarët e Tërpezës, pasi ata edhe më herët kanë ndihmuar familjet skamnore në fshat si dhe shkollën e fshatit. E, familja Sadiku së cilës po I ndërtohet shtëpia është shprehur falënderuese për këtë ndihmë të mërgimtarëve të cilët këtë familje po e bëjnë me shtëpi të re. /I.Sefedini/