Menjëherë pasi u lirua nga Drita, mesfushori i ri i talentuar, Donat Hasanaj ka gjetur skuadër të re. Ai iu bashkua Flamurtarit të Prishtinës në stërvitjen e sotme.
Mesfushori i talentuar, i cili mund të bëjë mjaft mirë dhe mbrojtësin e krahut është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Sunaj Keçi së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
Përpara aventurës te Drita, 21 vjeçari ishte pjesë e FC Prishtinës dhe për një edicion ishte i huazuar te FC KEK-u.
Ai është gjithashtu edhe pjesë ekipit U-21 reprezentues të Kosovës.