Mendurim Presheva është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica në Preshevë, institucion që ka të punësuar 16 veta dhe në fillim të punës së tij ka marrë iniciativa për të bashkëpunuar me aktorët lokal.
Ai në një intervistë për Portalin Infortmativ Titulli.com është shprehur se prioritet do të jetë edhe themelimi i i teatrit me aktorë vendas, bashkëpunimi me poet, shkrimtar të cilët nuk kanë pasur përkrahje sa duhet.
“Shohë që nuk kemi një Oktet, shohë që nuk kemi një Ansambël e as një Kinema të vogël për të pasur të rinjtë për ti parë filmat e ndryshëm. Presheva ka pasur gjithmonë aktorë , e asnjëherë teatër. Unë do të mundohem që shumë shpejtë të inicioj procedurat për ti realizuar këto projekte shumë shpejt”, ka deklaruar Mendurim Presheva.