Ndryshe, shqyrtimi publik, më se dymujor, për këto dy plane zhvillimore që orientojnë të ardhmen e Vitisë për 10-15 vitet e ardhshme. ka përfunduar me takimin e fundit publik me qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët edhe përgjatë këtij takimi, patën mundësi të japin vërejtje, sugjerime e shqetësime të tyre ,lidhur me këto plane zhvillimore.
Përndryshe, koordinatori i këtyre planeve Ismajl Baftjari u shpreh se pas marrjes së vërejtjeve, sugjerimeve dhe shqetësimeve nga qytetarët, tani kemi ardhur në aktin përmbyllës dhe se të gjitha ato që janë thënë gjatë periudhës së shqyrtimit publik, do të merren parasysh nga ekipi profesional për hartimin e këtyre planeve.
Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër, Xhavit Sylejmani theksoi se gjatë hartimit të këtyre planeve kanë marrë parasysh mendimet e qytetarëve më qëllim që këto plane të jenë sa më funksionale../2lonline/