/2L ONLINE/ – Dinamika e jetës ka bërë që problemet dhe shqetësimet të jenë shumë të zakonshme tek ç’do individ dhe shpeshherë duke mos e ditur arsyen. Ndryshimi i gjendjes shpirtërore dhe emocionale nuk është i njëjtë, por është i ndryshëm, varësisht prej përjetimit të individit, dhe shpeshherë përjetimet e tilla të pa menaxhuara dhe të pa trajtuara munden të na dërgojnë në sjellje të pa zakonshme, të ndryshme nga të tjerët. Këto ndryshime emocionale tek personat e ndryshëm vijnë si faktor i ndonjë shqetësimi që manifestohet qoftë nga ndjesitë e brendshme, qoftë edhe nga faktorët e jashtëm.
Faktorët e tillë të cilët nuk korrespondojnë me disponimin tone shkaktojnë ndryshim të sjelljes ndaj personit apo shoqërive në përgjithësi. Në këtë rast kur kemi të bëjmë me ndryshimin e sjelljes nëne ndikimin emocional, atëherë bëhet fjalë për një mori sjelljesh, por dy prej tyre janë me kryesore, më të shpeshta, e që shpesh reflektojnë me lëndim ndaj tjetrit permes (sjellje verbale dhe sjellje fizike).Dy nga këto lloje sjellje lënë gjurmë tek personi tjetër, por edhe në vetë individin që e përjeton një gjë të tillë, qoftë fizike apo edhe verbale, që ndikon dukshëm në ndryshimin psiko-emocional tek tjetri. Këto sjellje tona pa dashje apo me dashje ndodhin në përditshmërinë tonë.
Nga kjo që u tha me lartë shpesh këto sjellje munden me qenë edhe të imponuara nga tjetri te konformizuar me të tjerët për veprime te tilla dhe ne krijojmë paragjykime, dhe përmes këtyre paragjykimeve krijojmë qëndrime të ndryshme ndaj personave tjerë, qofshin ata edhe miq të mirë në përditshmërinë tonë, kjo ndodh si rezultat i moskuptimit të gjendjes emocionale gjegjësisht funksionimit të pavetëdijes sonë, ku ndikon me tepër ( IDI ), se sa analiza e vetëdijes (EGO) .
Në këto raste kur kemi të bëjmë më një komunikues i cili për shkaqe apo problem të natyrave të ndryshme qoftë familjare, sociale apo ekonomike, bënë sjellje apo komunikim jo të favorshëm ndaj nesh, duhet të kuptojmë se është nënë presionin e energjisë së brendshme“IDIT “ me një gjendje euforike të pamenaxhuar në moment të caktuar..
Andaj çka duhet të bëjmë ?
Ne duhet të kuptojmë se nuk jemi në gjendjen e tij! prandaj ne duhet të jemi ata që të dimë ta dëgjojmë deri sa personi të përfundoj bisedën euforike, apo ndjesinë emocionale në të cilën personi është duke e ndjerë. Këta individ të cilët kanë qetësinë ne raste te tilla si të dëgjimit, kuptimit të tjetrit, tek ai është duke funksionuar “EGO” apo e vetëdijshmja, gjegjësisht stabiliteti emocional.
Një gjendje emocionale stabile, apo jostabile nuk është rezultat i momentit, por është një rrjedhë e periudhave të zhvillimit tek individit, varësisht se në çfarë ambienti dhe rrethana është zhvilluar, çfarë raporte ka pasur gjatë zhvillimit të edukimit, në rend të parë familjarë, pastaj të rrethit dhe institucioneve edukative.
Shtrohet pyetja cila është mënyra për të pasur një gjendje emocionale stabile dhe të menaxhuar mirë ? Si duhet të veprojmë ? Çka duhet të bëjmë?
Fazat e para të zhvillimit te foshnje dhe në fëmijërinë e hershme janë hap i mire dhe i rëndësishëm ku mësohet; dashura, besimi, qëndrueshmëria, se jeta është me plotë vlerë dhe ç’do njeri ka kuptim. Në familjet ku mbretërojnë këto vlera të cekura, nënkupton thelbin e forcimit të gjendjes emocionale te moshat e caktuara, që krijojnë rrugë të funksionimit më të menaxhuar qoftë në komunikim, kuptim të tjetrit dhe durim më te plotë.
Ja një shembull shumë i thjesht por me plot brendësi në të: ”kur nëna zgjohet dhe mbulon fëmijën në gjumë për të mos ftohur, ndoshta pa vetëdijen e saj, por kjo lë një gjurmë shumë pozitive në ndjesinë e fëmijës që nënkupton plotësim të dashurisë dhe forcimin e sigurisë”. Ky ishte vetëm një prej shembujve që le të kuptojmë se përkujdesja dhe trajtimi qoftë edhe i pavetëdijshëm krejtësisht për rrethana tjera siç ishte “mbrojtja nga të ftohtit” , por që mbjellë ndjesi pozitive tek fëmija për të kuptuar se kujdesi, dashuria mes njeri tjetrit duhet të ekzistoj dhe se njerëzit duhet dashur, dëgjuar, ndihmuar dhe kuptuar.
Prandaj, sa më shumë që menaxhojmë me emocionet tona, ndjejmë më shumë lumturi shpirtërore, kemi mendje më të kthjellet, kemi komunikim më të bukur, më të butë, më të ëmbël. Atëherë urrejtja , paragjykimet , injorimet- nuk kanë vend në trupin dhe mendjet tona. Kur këto të fundit nuk janë prezentë, ne krijojmë marrëdhënie të shkëlqyera në familje, shoqëri, punë, rrethin ku jetojmë, por edhe krijojmë fëmijë dhe familje të shëndosha. Andaj sa më të menaxhuar e kemi gjendjen tonë emocionale, aq më mirë mbajmë nën kontrollë gjendjen psikike. /2L ONLINE/
/Mr.sci. Nevzat Shemsedini, Psikolog klinik – Ligjërues në Kolegjin “Fama “/