Kryetari Rahimaj nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për rifunksionalizimin e platformës Kamenica Open Data.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Drejtorin Ekzekutiv të GYEK, Alturim Dërmaku, për bashkëfinancimin e projektit për rifunksionalizimin e pltformës Kamenica Open Data.
I pari i komunës ka thënë se përmes kësaj platforme qytetarët do të kenë qasje të drejtpërdrejt në raportimin e parregullësive.
“Kjo platformë do të ndihmojë në afrimin e qytetarit me institucionin, duke i dhënë qasje të drejtpërdrejtë në raportimin e parregullësive dhe parashtrimin e kërkesave”, është shprehur Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/