Kryetari Qëndron Kastrati ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi më Valentin Hoxha, autoritet zbatues në kuadër të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur.
Projekti: “Stabilizimi i mëtejm i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike” i njohur gjithashtu si “Socio – Projekti 2”, ka për qëllim bashkëpunimin në disa fusha si:
1. Mbështetja e bizneseve ekzistuese,
2.Fuqizimi i mëtejmë i organizatave të mbështetjes së biznesit,
3.Mbështetja e themelimit të biznesve fillestare,
4.Themelimi dhe Mbështetja e Ndërmarrjeve Sociale,
5.Mbështetja e iniciativave për zhvillim të komunitetit.
Ndryshe Socio – Projekti 2 lanson Skemën e Granteve “Gratë në Biznes dhe Sipërmarrësit e Rinjë” në të cilën mund të aplikojnë gratë 18 – 65 vjeç, dhe të rinjtë 18 – 35 vjeç, të cilët janë të interesuar për të krijuar bizneset e tyre të reja në Komunën e Kamenicës.
Në fazën e parë, Projekti do të pranojë vetëm pyetësorë të plotësuar nga individë të interesuar, në të cilët do të përshkruhen idetë për biznes.
Periudha e aplikimit a përfunduar më 04 shkurt 2021.
Për çdo paqartësi mund të drejtoheni në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë. /2LONLINE.com/