/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani. Gjatë këtij takimi Haliti dhe Hasani kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me të cilën do të vazhdohet mbështetja financiare për sportistët vitias me normë Olimpike si Urata Rama dhe Lumturie Rama.
Gjithashtu ata u pajtuan që mbështet financiarisht edhe shenjëtari i njohur nga kjo komunë Drilon Ibrahimi, kampion i Kosovës dhe i Shqipërisë në shenjëtari. Përndryshe Kryetari Haliti tha se me nënshkrimin e këtij dokumenti ndihmohen sportistët e njohur vitias të cilët me sukseset e tyre në sport po bëhen ambasador më të denjë jo vetëm të komunës së Vitisë por edhe të Kosovës. /2L ONLINE/