Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe projekti Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor – Krimi i Rëndë dhe i Organizuar që po implementohet nga Chemonics International Inc dhe financohet nga Qeverisë e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku dhe Christopher Marshall, Udhëheqës i Projektit.
Palët nënshkruese kanë rënë dakord të nënshkruajnë këtë Memorandum Bashkëpunimi për të reflektuar synimin e tyre të ndërsjellë për bashkëpunim dhe koordinim në një përpjekje të përbashkët për të mbështetur sundimin e ligjit dhe ndërprerjen e rrjeteve të Krimit të Organizuar Serioz në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin mbështetjen e operacioneve dhe administrimit të programit.
Përveç kësaj, ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim të krijojë një shteg komunikimi ndërmjet palëve në lidhje me operacionet teknike të programit, përkatësisht diskutimet për krijimin e programeve dhe partneritetet ndërmjet palëve në Kosovë. /2LONLINE/