(2LONLINE) – Komuna e Kamenicës dhe ajo e Zhelines ( Tetovë), të mërkurën, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit, me qëllim të aplikimit të përbashkët në fondet e Komisionit Evropian (cross border coperation)
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe Kryetari i Komunës së Zhelines ,Fatmir Izairi, janë pajtuar për bashkëpunim dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale dhe ndërkufitare Kamenicë-Zhelinë. Projekti me të cilin do aplikohet në fondet (cross border coperation), kanë të bëjnë, për mundësin e rregullimin e komunikimit të ambienteve jashtë vendbanimeve urbane e rurale Kamenicë-Zhelinë, pra komunikim me viset e bukura natyrore.
Bartëse të aplikimit me projektin konkret, në fondet e KE-se dhe implementimin e projektit në vlerë prej 250 mjië eurove për secilën Komune, do te jete Drejtoria për Urbanizëm, Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ne Kamenicë si dhe Sektori për Zhvillim Ekonomik ne Zhelinë. Komuna e Kamenicës, ka aplikuar me pesë projekte./2lonline/