Nga Reis Mirdita
Poezia amerikane, parë nga këndvështrimi i nivelit botëror, nuk kishte asnjë rol të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare për gjatë periudhës para qindvjeçarit të XX. Buthtimet e gjinisë mbretëreshë, pikënisjen e tyre e kanë gjatë viteve të para të shekullit të kaluar, më saktësisht, pas një elani në lëmi të ndryshme të artit, në Amerikë, më 1912 u themelua revista Poetry e cila nisi me hov zbulimin dhe prezantimin e emrave të njohur të poezisë amerikane të cilët gjer atëherë gjendeshin të zbehur nën hijen e autorëve anglez. Nga këtu filloi ngritja e emrave amerikanë, të cilët me kalimin e viteve, u bënë referencë për europianët.
Përgjatë 50 viteve të para të qindvjeçarit në fjalë, pasqyrë e ngritjes cilësore të poezisë është e dhëna se ribotimet arritën numër të lartë dhe për të qenë plotësisht qartë, theksoj se në Amerikë nuk kishte (nuk ka as sot) botime qindra ekzemplarësh sikur që mund të gjejmë në tërë botën.
Si pikënisje të buthtimit të poezisë amerikane, nuk mund të përcaktojmë një poet apo një datë të përpiktë. Megjithatë, them pa pritesë se kambanat e para drejt suksesitjehuan me dy publikimet (në Angli) e Robert Forst-it (1875-1963), “A Boy’sWil” më 1913-n dhe “Northof Boston” më 1914, suksesi i të cilave ishte i aty-atyshëm. Edhe pse poezitë e tij radhiten në qarkun e veprave me temë regjionale, ai është i pari që arriti në mënyrë të përkryer narracionin pa u humbur në stërzgjatje fabuleske të parashtrimit të idesë.
Më pas, dallohet CarlSandburg(1878-1967)me Poems (1916, dhe Cornbuskets por me kohë (The People, Yes) ky i fundit bëhet disi i pa lexueshëm ngaqë poezia e tij degradon në ndërtimin e brendshëm e sidomos është i pavlerë dhe i stërngarkuarpopulizmi i tij.
Nga viti 1914, me daljen në dritë të “CongoandotherPoems”, i inspiruar nga jazz-i spirituel afrikan, shumë kritikë, pohojnë se ai thurë vargje të cilat qëndrojnë me ritmin e tyre të pashoq, të gatshme për t’u kënduar. S. Fauchereauveprën e tij voluminoze mbi poezinë amerikane, e ndanë për ilustrim poezinë e parapërmendur dhe thotë se Lindsay dëshiron të gjej këngën e lashtë afrikane. Unë shtoj akoma se poeti ishte një meloman i vërtetë, ndryshe nuk mund të shpjegohet afiniteti i tij poetik i zhanrit.
Imazhizmi
Kjo erë poetike, sikur edhe të gjitha lëvizjeve letrare, nuk mund t’i atribuohet një datë e përpiktë e paraqitjes e as mund të themi se lindi nga një autorë konkret. Një rrugicë u trasua nga paraimazhistët në krye me Hulme-in i cili ndoshta e përdori i pari termin imazh në kuptimin e poezisë që buthëtonte si vijim apo ndikim nga post impresionizmi dhe futurizmi. Vet Flint thotë për grupin e imazhistëve si D. Fitzgerald(1906–1988),Pound(1885-1972(i cili gjithashtu e përdori termin “imazhist” por nuk dihet a është ai i pari ose është Hulme (1885
-1972). “Na jemi bashkëkohorë me post impresionistët dhe futuristët… Përpjekja e vetme e ynë është të shkruajmë në pajtim sipas traditës më të mirë, ashtu si që e gjejmë te shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave”. Në vazhdim Pound shkurtimisht dhe qartë, ngre tre principe themelore të poezisë imazhiste: a) Trajtim i drejtpërdrejt i objekt, qoftë subjektiv ose objektiv, b) Të mos përdoret assesi fjalë që nuk i kontribuon prezentimit, c)Kurse për ritmin:hartohet (bëhet) duke ndjekur fjalinë muzikale, jo duke ndjekur metronominë.
Gjatë vitit 1914 u botua një antologji në gjuhën frënge në të cilën përveç një irlandezi (Joyce), të gjithë poetët e prezantuar ishin amerikanë si Aldington, Flint, Lowe,Pound, HildaDoolittle, e njohur më mirë me inicialet H.D. e të tjerë.
Poezitë imazhiste burimore janë të shkurta e disa herë përbëhen nga një dyvargësh që i gjejmë në përmbledhjen “Personae”të Ezra Pound:
Në stacionin e metrosë
Paraqitja e këtyre fytyrave në turmë;
Petale mbi degëz të lagur nga shiu.
Ndikimet
Në manifest thuhet se poetët nuk duhet t’i ikin ndikimeve; ata duhet ti përqafojnë influencat e kjo, nuk mungoi te imazhistët tek të cilët është i pranishëm frymëzimi nga latinët, grekët; si dhe nga haiku japonez por edhe nga simbolizmi, kryesisht francez (Baudelaire, RimbaudVilliers, Verlaine…)
(Fund i pjesës parë)