Mëkat që nuk pati gola!Foto: Visar BEQIRI

Mëkat që nuk pati gola!

Edhe derbi i sotshëm i rivalëve të përbetuar KF Gjilani – KF Drita, nuk do të ishte i plotë po të mos ishte pjesë e saj edhe tifozi tani më i njohur dhe i dashur për të gjithë adhuruesit e futbollit, Fazli Fazliu.

Edhe sikur më parë, ai u kap nga objektivi i fotorgrafit, Visar Beqiri. Në foto pra është fokusuar Haxhi Fazli Fazliu nga Gjilani. Edhe pse me moshë mbi 80 vjeçare, gjithmonë është në tribunat e stadiumit të qytetit të Gjilanit, sa herë që luhet ky derbi, transmeton 2LONLINE.

Ai me të drejtë mund të quhet tifozi më besnik dhe me i veçantë i derbit të madh që quhet shepsh edhe si derbi “El Anamorava”. Ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave, kanë dëshmuar tani më se përbëjnë ngjarjen më të rëndësishme në futbollin kosovar, bile edhe përtej kufijve.

Përndryshe, takim i sotshëm, KF Gjilani – KF Drita, u mbyll pa gola, duke u ndatë në paqe me nga një pikë, të dyja ekipet.

Shih shkrimin: Derbi mbyllet pa fitues

KOMENTE