• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Sport
  3. Derbi mbyllet pa fitues
Sport

Derbi mbyllet pa fitues

by Redaksia 2LONLINE 3 Dhjetor, 2017 4 min read
 Derbi mbyllet pa fitues

Kryendeshja e javës së 18-të në Vala Superligë, derbi lokal mes Kf.Gjilani dhe Kf. Drita, përfundoi pa fitues, por edhe pa gola – (0:0).

Kjo përballje, sikurse herëve tjera mblodhi mijëra shikues, të cilët nuk zgjodhën vendin për ta parë ndeshjen, tribinë, shkollën e muzikës apo shtëpitë për rreth stadiumit, e rëndësishme ishte ta ndjekin lojën.

Megjithëse, të dy tifozëritë në tribina shkëlqyen, në fushë nuk u realizua asnjë gol për t’i gëzuar ata e elektrizuar atmosferën edhe më shumë.

Pjesa e parë u dominua nga bardh e kaltrit me anë të disa rasteve, të cilat nuk u konkretizuan. Ishin futbollistët Xhevdet Shabani dhe Astrit Fazliu me dy rastet pothuajse të sigurta, por gjuajtjen e Shabanit në minutën e 6-të e priti gardiani i portës së Gjilanit, kurse Fazliu në minutën e 14-të, gjuajti jashtë portës së zbrazët.

Në minutën e 30-të të takimit, rast për të shënuar pati edhe Gjilani, me anë të Salih Kosumit.

Kjo pjesë përfundoi pa gola, ndërsa vlen të theksohet se tereni ishte i dëmtuar në masë të konsiderueshme nga reshjet e fundit në vend.

Megjithatë, edhe pjesa e dytë zhvillohet me ritëm pothuajse të njëjtë, rastet tek Drita i patën Xhevdet Shabani, Kastriot Rexha e Viktor Kuka, por pa realizim.

Ndërsa, në 10 minutat e takimit Gjilani rrezikoi me anë të Betim Haxhimusës dhe Gëzim Rusit.

Përderisa, rezultati final barazimi i dha të dy ekipeve nga një pikë, kryetrajneri i Dritës pas ndeshjes, Bekim Isufi, ka thënë se skuadra e tij është angazhuar shumë më shumë dhe ka merituar fitoren, kurse rivali lokal ka zgjedh mbrojtjen me të cilën e ka arritur barazimin.

“Kemi luajtur për të fituar dhe lojtarët u angazhuan maksimalisht ani pse unë nuk jam i kënaqur me rezultatin final të ndeshjes. Golin e kemi kërkuar në vazhdimësi, duke tentuar të rrezikojmë edhe me futbollistë të cilët janë të rrezikshëm në lojën në ajr, por nuk patëm sukses. Mendoj se nga ky derbi Drita është dashur të merr shumë më shumë se një barazim. Fusha na vështirësoi tej mase punën, ndërkohë skuadrës rivale ia lehtoi, pasi ata kanë luajtur për barazim, sikurse luajnë çdo ndeshje. Lirisht mund të them se Gjilani e prishi derbin duke u mbrojtur për 90 minuta dhe nuk na lejuan të luajmë futboll të bukur si e meriton ky derbi”, ka thënë Isufi, transmeton 2LONLINE.

Ndërsa, kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, pati një tjetër mendim, sipas tij Drita kishte një dominim të lehtë në pjesën e pare, kurse rezultati është real.

“Ata patën rastet e veta dhe ne tonat. Në pjesën e parë Drita kishte një angazhim me dominim të lehtë, por edhe ne kryem punën tonë. Rezultati është real, sepse edhe ne kishim rastet të cilat mund ta ndryshonin rezultatin sikurse që ishte edhe një penalti e kontestueshme. Rezultatet e deri tanishme dhe barazimet e vazhduara nuk na lënë shumë prapa me pikë dhe do të mendojmë me kryesinë dhe do sjellim ndryshime në afatin e janarit, pasi kemi mungesa të tre lojtarëve kryesor. Për këtë do ulemi me kryesinë të flasim për hapat e mëtejmë”, ka përfunduar Morina, transmeton 2LONLINE
.
Me ndeshjet e javës së 18-të është mbyllur stinori vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Kf.Drita e mbyll këtë stinor në pozitën e 3-të me 30 pikë, ndërsa Kf.Gjilani në vendin e 8-të me 26 pikë. /Elife SHERIFI/

Tags: aktuale derbi KF Drita KF Gjilani sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Kamenicë

27 Maj, 2022

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

27 Maj, 2022

Parashikimi i motit

27 Maj, 2022

Sot nis fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

27 Maj, 2022

Faleminderit Komuna ime!

27 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com