Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
“Bashkëpunimi institucional duhet të jetë i vazhdueshëm në mes Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës”, shkroi Mehmeti, transmeton Titulli.com.
Ai përveç që shpreson në reciprocitet ashtu siç edhe u deklarua kryeministri Albin Kurti, Mehmeti gjithashtu kërkon që Lugina e Preshevës të ketë trajtim të veçantë në përputhje me referendumin e vitit ‘92 dhe luftën e UÇPMB-së.
“Urojmë që të jetë qeveria e fundit që përmbyll fazën finale të dialogut, ku në saje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse Lugina e Preshevës përfundimisht të bashkohet me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Mehmeti.
Enver Mehmeti mban pozitën e zëvendës kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar pas zgjedhjeve në tetor të vitit 2018, institucion që punon në anavancimin e pozitës shqiptare në fushat e caktuara.
BURIMI: Titulli.com