Kaluan 18 vite dhe edhe pse u dëbuan dhunshëm gjatë konfliktit të armatosur të vitit 1999-2001, dhe realisht ishin refugjatë lufte të cilët u dëbuan drejtë Kosovës, juridikisht asnjëherë nuk e gëzuan këtë status. Kjo për arsye se 11.000 kryefamiljarëve, do të duhej t’u jepej 250 € gjatë muajit dhe të iu sigurohet vendbanim,si dhe beneficionet tjera që shteti ua jep refugjatëve.
Kështu shprehet Fikri Mehmeti zëdhënësi i Lëvizjes Qytetare “Vatra’ me seli në Gjilan, sipas të cilit, kaluan 18 vite dhe nuk kemi asnjë projekt për integrimin e të dëbuarve nga Malësia e Bujanocit
“Përveç që nuk e diskutuan asnjëherë në dialogun Beograd-Prishtinë, çështjen e 11.000 familjeve të dëbuar nga Lugina, nuk u kërkua pasuria e tyre e konfiskuar nga paramilitarët serb, dokumentet e dëmtuara nga policia serbe, dëmshpërblim për shkatërrimin e shtëpive dhe pronave të shqiptarëve të dëbuar, si dhe largimin e xhandarmërisë serbe nga malet dhe tokat e shqiptarëve të dëbuar”, thotë Mehmeti shkruan 2LONLINE.
Sipas tij, përveç se nuk u interesuan të zgjidhet problemi i dokumenteve të identifikimit në Kosovë, si dhe pasivizimi i shtetësisë që ju bëhet në serbi, harruan se këta qytetarë ekzistojnë diku. Nuk punuan asnjë ‘projekt’ të vetëm për zgjidhjen e problemeve elementare të shqiptarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e veçanërisht nga ‘’Malësia e Bujanocit’’ nga e cila kemi më së shumti të dëbuar, dhe është më e dëmtuara materialisht.
Tash e 18 vite këta qytetarë e rehatuan vetveten, askush nuk u interesua për ta. Ndërtuan shtëpi, filluan biznese, punuan dhe u vetë-zhvilluan.
“Po të prisnin nga shteti i Kosovës ndonjë ndihmesë, do të prisnin gjithë jetën. Qytetarët e dëbuar nga ‘’Malësia e Bujanocit’’ janë shumë të zot e punëtorë. Kanë arritur që brenda pak viteve të e gjejnë vetën dhe të arrijnë suksese të mëdha në këtë vend. Ashtu si edhe sot, askush nuk interesohet për këta qytetarë, ose interesohen vetëm gjatë fushatës elektorale kur ju duhet vota e tyre, premtojnë gjëra absurde për të cilat sot qytetarët qeshin dhe janë të bindur se vetëm po i gënjejnë”, thotë Mehmeti.
Sipas tij, Malësia e Bujanocit, ka nevojë për subvencione nga organizatat e huaja të cilat veprojnë në Kosovë, të cilat me qeverinë e shtetit bashkëpunojnë.
“Qytetarët e ‘’Malësisë së Bujanocit’’ të cilët jetojnë në Kosovë, kanë nevojë nga qeveria e Kosovës të investon drejtë tyre. Është turp dhe padrejtësi që tash e 18 vite të konsiderohemi sikur nuk ekzistojmë. Kur bëhet fjalë për serbët asgjë nuk kurseheni, trajtohen sikur të jenë pronarët e këtij vendi”, thotë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare “Vatra”.