Çdo ditë e historisë sonë kombëtare është e dhimbshme e njëkohësisht edhe krenare. Sot 21 vjet më parë vdiq njëri ndër të parët e luftës dhe përpjekjeve titanike, Mehë Ramë Uka.
Nga: Izmi Zeka
Meha i lindur në Bajgorë një jetë të tërë e re kapitulloi për një shtet të lirë dhe sovran. Ishte i burgosur politik prej viti 1984. “Unë dua të qëndroj, të luftoj e ta çliroj Kosovën! – i kishte thënë drejtorit të burgut në Sombor”, kur i kishte propozuar të ikte, me qëllim që ta vrisnin.
Pra Meha paraqet rastin unik të një patrioti dhe vetëmohuesi të pashoq deri në vdekjen e tij. Në këtë mënyrë përshkruhet edhe vdekja e tij nga bashkëshortja e tij në vitin 1996.
“Në fshatin Lushtë, në hyrje të qytetit aty i është inskenuar vrasja aksidentale nga policia sekrete serbe. Mirëpo, nga plagët e vërejtura në trupin e tij, ishte hetuar se nuk ishte fjala për aksident komunikacioni, por për likuidim të paramenduar”.
Sipas variantit të policisë serbe, Meha ishte aksidentuar me veturën e tij në një ekskavator. Ishte një vrasje tinëzare e njërit prej prijatarëve të luftës për çlirim kombëtar.