Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike.
“Për këtë, operatorët tanë, në gjithë sistemin e KTI-së, janë plotësisht të gatshëm në mbrojtjen dhe kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative”, ka shkruar Mehaj në facebook..
Ja postimi i plotë:
Siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore, e posaçërisht në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të kompleksitetit të saj.
Prandaj edhe Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike.
Fushata e informimit dhe vetëdijësimit nga ekspertë tanë, për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masat preventive dhe reaguese, është sistematike.
Për këtë, operatorët tanë, në gjithë sistemin e KTI-së, janë plotësisht të gatshëm në mbrojtjen dhe kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative.
Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!