Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove të FSK-së në të gjitha profilet.
Sipas tij, edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën teorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.
“Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion. Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës”, ka theksuar ministri Mehaj. /2LONLINE/