Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë ku bashkë me stafin komando-shtabor dhe ushtarakë të njësive manovruese e mbështetëse, ndanë së bashku përgëzimet për sukseset e mëdha të vitit që lamë pas.
Ja postimi i plotë i tij:
Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë – Gjithmonë në krye të detyrave të mbrojtjes luftarake
Sot vizitova Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë ku bashkë me stafin komando-shtabor dhe ushtarakë të njësive manovruese e mbështetëse, ndamë së bashku përgëzimet për sukseset e mëdha të vitit që lamë pas.
Kushtet e shërbimit, rritja e pagave, mirë-trajnimi dhe mirë-pajisja e pjestarëve të Regjimentit të Tretë dhe gjitha njësive të FSK-së janë ndër objektivat e mi kryesor për vitin 2022.
Gëzuar 2022 e vazhdojmë me sukseset e radhës! /2LONLINE/