“Vazhdojmë avancimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave tona për operacione speciale. Këto stërvitje forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin tonë, rrisin ndërveprimin dhe rrisin aftësitë dhe kapacitetet tona për të ofruar siguri në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë”, ka shkruar në profilin e tij, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj,
Postimi i plotë:
Vazhdojmë avancimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave tona për operacione speciale.
Operatorët tanë të specializuar stërviten së bashku me Grupin e 10-të Forcave Amerikane Speciale – Airborne.
Këto stërvitje forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin tonë, rrisin ndërveprimin dhe rrisin aftësitë dhe kapacitetet tona për të ofruar siguri në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Si gjithmonë, mirënjohje e lartë për Komandën e Forcave të Operacioneve Speciale Amerikane në Evropë për mbështetjen e parezervë. /2LONLINE/