“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë. Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara”, ka shkruar në profilin e tij, Armend Mehaj, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes.
Kadetët tanë të rinj zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëminë e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës.
Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim- Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër.
Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë.
Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara! /2LONLINE/