Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se komandot e FSK-së po trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake.
“Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike”, ka shkruar në profilin e tij, ministri Mehaj.
Positmi i plotë:
Komandot tona trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake
Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.
Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. paqeruajtëse. /2LONLINE/