Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se shtatë kapitenë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar në Kursin themelor të oficerit të Shtabit në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ja postimi i tij i plotë:
Edhe një sukses i radhës përkrah vëllezërve e motrave, ushtarakë të Republikës së Shqipërisë.
Përfundon Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ky kurs ka për qëllim përgatitjen dhe kualifikimin e oficerit në pozicione të ndryshme të shtabeve të njësive brenda forcave si dhe në kuadër të shtabe të task-forcave shumëkombëshe të strukturave të NATO-s.
Në mesin e 30 Kapitenëve kursantë, u certifikuan me sukses të lartë edhe 7 Kapiten nga Forca e Sigurisë të Kosovës.
Urime të diplomuarëve e suksese në detyra e karrierë në të ardhmen.
Së bashku jemi gjithmonë më të fortë! /2LONLINE/