“Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të Botës, diplomoi me sukses të lartë oficeri ynë, Nëntoger Diar Statovci”, ka bërë me dije, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Edhe një sukses i radhës së oficerëve tanë.
Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të Botës, diplomoi me sukses të lartë oficeri ynë, Nëntoger Diar Statovci
Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona.
Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake!
Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj! /2LONLINE/