Lajm shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare. ‘Snajperisti’ i gjuajtjeve të lira, Alban Meha do të jetë i gatshëm për ndeshjen e shekullit kundër Serbisë. “Pas një lëndim që kam pasur dhe jam detyruar të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër për një kohë jo të shkurt, unë tani jam kthyer dhe jam duke stërvitur me ekipin tim Paderborn”, tha Meha fillimisht për SportPlus.
“Gjithsesi unë do të jem i gatshëm kundër Serbisë. Dua të luaj në atë ndeshje. Vetëm shpresoj që të jem i gatshëm dhe të mos kem probleme me lëndime. Shumë e rëndësishme për ne është të fitojmë, nuk ka rëndësi kush shënon gol”, shtoi ai.
“Është e kuptueshme që do të dëshiroja të shënoj një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Të shohim, nëse do të më jepet rasti, do të provoj dhe besoj që do të mund të shënoj”, deklaroi Meha.
Shqipëria më 11 tetor luanë ndaj Danimarkës në Elbasan, kurse tri ditë më vonë sfidon Serbinë në Beograd.