Studio Ligjore “Global Legal Business” SHPK, me pronar Arsim Vranovci, njëherazi përfaqësuesi i vetëm i autorizuar për shitjen e klubit futbollistik SC Gjilani, përmes një reagimi për media, hedh poshtë të gjitha informatat për rikthimin e pronarit të mëparshëm, Florim Zuka në drejtimin e klubit SC Gjilani
Avokati Arsim Vranovci ka bërë me dije se Florim Zuka do t’i përmbushë të gjitha obligimet financiare të mbetura kundrejt futbollistëve dhe stafit, mirëpo procesi i shitjes së klubit vazhdon, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjithashtu, thotë Vranovci, përmes këtij reagimi dëshiron të rikujton që më datë 16.01.2023, ora 10:30, në Hotel Astoria – Gjilan, do të mbahet eventimenti që do të organizohet për shitjen e 100% të aksioneve të klubit futbollistik “SC Gjilani”
“Ne besojmë se “SC Gjilani’ ka një të ardhme të ndritshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për investim. Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të informoheni më shumë për klubin si dhe ju inkurajojmë të shqyrtoni dorëzimin e një oferte”, ka thënë Arsim Vranovci nga Studio Ligjore “Global Legal Business SH.P.K”. /2LONLINE/