(2L ONLINE) – Tani kur hapësirat mediale janë të pushtuara nga lajmi i keq dhe pesimist njeriu mund të pres edhe kësaj radhe një të tillë!Por ja që nuk është gjithmonë ashtu. Megjithëse të pakta janë rastet kur njeriu gjen shembuj pozitiv e sidomos në këtë shoqërinë tonë pan shqiptare mua për vete më kanë bërë përshtypje dy të tilla këtu në komunën e Gjilanit.
Megjithëse kuptohet që mund të ketë edhe të tjera,ne po u hapim udhë dhe po u lëmë mundësinë vet atyre që e kanë mundësinë të i bëjnë vepra të mira që t’i tregojnë nëse kanë bërë të tilla! Gjithmonë duke aluduar në hisen institucionale!
Pozitiv për mua e besoj për shumë kë tjetër është shembulli cigareshitësit-poet Blerim Misinit. Të cilit përveç që i kanë ndihmuar pa masë në përgatitjen e redaktimin falas të dorëshkrimit, të tillë siç janë Avni Rudaku e të tjerë. Atij i është ndihmuar edhe nga ajo hisja institucionale-Komunale në Gjilan. Pikërisht nga kryetari i komunës Lutfi Haziri i cili ka ndarë mjete financiare të parapara nga buxheti për t’ia financuar botimin e librit “Nuk shkon veç mirë”.
Blerimi i është shumë mirënjohës dhe thotë se “z.Haziri e ka bërë me gjithë dëshirë dhe me plotë mirëkuptim për mua dhe gjendjen time materiale. Sepse unë nuk do kisha mundësi kurrë që ta botoja po të mos ishte ndihma e tij. Kuptohet se i falënderojë edhe qytetarët sepse ato mjete janë të grumbulluara nga ata”, thotë ai.
***
Pozitive për mua është edhe ajo se kur kaloj udhës për Malishevë dhe anasjelltas,nuk e shoh më atë shëmti bërllogu të krijuar nga vetë ne në shtratin e përroskës që kalon përskaj kazermës së FSK.
Andej jo vetë që kundërmonte por edhe të mbushej mendja se po kaloje pranë ndonjë deponie bërllogu e jo përskaj një shtrati me gjelbërim të një rrjedhe uji dhe pranë një kazerme! Tani është ndryshe. Është pastruar. Edhe pse ka tendenca për ndotje tjetër nga dora e të papërgjegjshmëve.
Kësaj, pozitivitetin ia shton edhe ma shumë zotimit që vije nga qeveria komunale se do i largojnë të gjitha deponitë e bërllogut kudo që ato ndodhen. Sepse, siç e dini ju e edhe siç kemi shkruar edhe ne ma parë në Portalin tonë dhe tuajin, tani nuk është ma shqetësim vetëm hapësira urbane por edhe ajo rurale të cilën njerëz pa fije turpi e shfrytëzojnë për hedhjen e mbeturinave edhe atë me kamion e traktorë!
Pse i mora mu këto dy shembuj?
Për arsye se kultura e një vendi dhe qytetarëve të tij matet në ambientin në të cilin jeton dhe në atë se sa lexon ose ma mirë se sa konsumon kulturë. Prandaj nëse këto janë shenja se diçka po lëvizë në këtë drejtim, atëhere shpresojmë se në të ardhmen do bëhet edhe më shumë.
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/