Medvegja më 13 shtator do të mbajë zgjedhje të parakohshme lokale. Pas vendosjes së masave të dhunshme në këtë komunë multietnike të rajonit të Luginës së Preshevës, tashme nga kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, për 13 shtator ka shpallë zgjedhjet e parakohshme lokale për përbërjen e re të Kuvendit të kësaj komune, respektivisht zgjedhjen e udhëheqësisë së re të Medvegjës, raporton Titulli.com.
Zgjedhjet lokale në Medvegjë u shpallën si rezultat i dështimit të disa herë radhazi të mbajtjes së seancës së 25-të të Kuvendit Komunal, ndërsa për të fundit herë më 14 prill të këtij viti, për shkak të mungesës së kuorumit.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=15808