Çdo gjashtë muaj, “Kicker” lanson renditjen e lojtarëve më të mirë në Bundesliga në kategori të ndryshme. Aty është shpallur edhe lista me sulmuesit më të mirë të gjysmës së parë të edicionit 2019/20.
Në sy bie edhe prezenca e sulmuesit nga Kosova, Milot Rashica.
Futbollisti i Werder Bremenit është renditur në vendin e katërt. Para tij janë Robert Lewandowski, Timo Werner dhe Marcus Thuram.
Ndryshe, këtë edicion me Werder Bremenin, ka qenë më i miri.
Në 15 ndeshje në të gjitha garat, vushtrriasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime.