Në ato rrethana politike të rilindjes që gjendeshin shqiptarët, shtypi grek në propagandën e tyre iu qas me të madhe problemit shqiptar për t’iu rrëmbyer atyre territore. Aso kohe njëri nga bashkëpuntorët më të rregullt të publicistikës greke bëhët Neoklis Kazazis, i cili gëzonte autoritet ndër pedagogët më të dëgjuar të Universitetit të Athinës.
Shkruan: Sami ARIFI
Pra, ai ishte i emruar në cilësinë e kryetarit të klubit të njohur “Ellinizmos” si dhe i lidhur ngusht me shoqatën “Lidhja shqiptaro-greke”, kinse, në afirmimin e dy popujve fqinjë. Por s’shpejti doli në shesh se “Lidhja” e shqiptarëve dhe e grekëve gjatë tër vitit 1903 ishte në vijën e kërkesave zyrtare të qeverisë greke, përkatësisht të propagandimit të idesë se Shqipëria e Jugut është tokë greke.
Ky klub u themelua në vitin 1894, ku Neoklis Kazazi nisi karierën e njërit ndër përçuesit konsekuent të “Megali idesë” (Idesë së madha). Ai ishte më se 40 vjet kryetar i klubit “Ellinizmos”, ndërsa shkrimet e para lidhur me çështjen shqiptare nis t’i botoj në revistën Ellinizmos në vitin 1901.
Politika greke për t’i përmbushur kërkesat imediate të “Megali idesë” në planin praktik në funksion të panortodoksizmit grek nis të zbatohët gjatë tërë vitit 1904. Pra, Greqia ndaj çështjes shqiptare vijon një kurs të veçantë me prapaskena të qarta politike. Ajo injoron egzistimin e elementit shqiptar në llogari të saj, e konsideron si regjion të patjetërsuar nën kulmin e vatrës greke. Epirin, madje edhe atë më Verior por, për të realizuar intencën e planit aneksionist zyrtarët grek kishin fillur të vepronin në dy drejtime:
Me patetikë, e plot fraza demagogjike nisen të propagandonin idenë e bashkëpunimit shqiptaro-grek (shih gazetën “Kombi”, Nr. 26/8-2-1907.) dhe të aktualizojnë tezën se shqiptarët janë vëllezër me grekët si bijë të trungut pellazgjik. Intervist e N. Kazazi dhën gazetës “Pirros” lidhur me teorinë pellazgjike kishte deklaruar me sa vijon:
“Grekët dhe shqiptarët janë të një trungu gjeneologjik, gisht i një dore të tërë, vëllezër binjakë të lidhur ngusht me doke e zakone të njejta.
2. Po në të njejtën distancë kohore hodhën në veprime aventuriste çeta matan lumit Kallamas, dhe i acaruan në masë të konsiderueshme marrëdhëniet në mes të dy popujve fqinj. (për këtë gjerësisht gazeta “Pirros”, 43/22-2-1904.)
Pra, derisa një pjesë e zhurnalistikës greke në vitet 1903-1905 prodhonte artikuj panagjerik të karakterit antishqiptar, pjesa tjetër në vitet e sipërpërmendura ndiqte një kurs të tjetërsuar. Edhe pse në mbikqyrjen e cenzurës së rrept shtetrore, filloi botimi i artikujve afirmativ të idesë së afrimit të shqiptarëve me grekët.
Njëra ndër ato ishte pa dyshim gazeta “Pirros”, e prezentuar opinionit për herë të parë në maj të vitit 1903, nën redaksinë e epirotit Haxhijanakollgu. Pra, në shtyllat e ksaj gazete “Pirros”, të 4 majit 1903, do të dëshmonte se shqiptarët dhe problemi i tyre kombëtar do të zënë një vend të veçantë. Sipas kësaj gazete ky bashkëpunim do të mbshtetej në zbatimin e luftës së përbashkët, e cila do të merrte formën e një fronti të vërtetë çlirimtar të dy popujve fqinj.
Një qëndrim i tillë nga shtypi dhe organizatat politike greke u përcoll me një rrebesh akuzash dhe kërcënimesh permanente. Kjo gazetë duke u mbështetur në “gjenialitetin” e bejlerëve shqiptar të deklasuar, “Pirros” falsifikonte vendime të rrejshme kinse shqiptarët janë të gatshëm të lidhin fatin e tyre ngusht me Greqinë. (Gazeta “Pirros” botuar më 4 maj 1903.)
Madje, në këtë kontest u bë aq shumë sa në vitet 1906-1907 në disa artikuj u shkrua si imperativ kohe ndërhyrja e qarqeve zyrtare greke për të kërkuar nga Porta autonominë e Shqipërisë. Pra, me një aktivitet të tillë plot hipokrizi,…, “Pirros”, nuk u bëri shërbim krahut përparimtar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Duke iu kundërvu këtyre gazetave greke, gazeta “Drita” vijon: Shqiptari nuk ka lajka. Kaluan kohërat kur shqiptari lufton për fe, nën ombrellën e të huajve, sot lufta zhillohet për komb, për atdhe. Feja e shqiptarit është “shqiptarizma”. Për këtë më gjërsishtë gazeta “Drita”, Nr. 52/5-12-1904.
Ç’është e vërteta, në asnjë burim informativ të Greqisë nuk u shkrua në frymën objektive rreth aktivitetit rrevolucionar të çetave patriotike të vëllezërve Topulli dhe të klubeve e kolonive jashtë viseve të banuara me shqiptarë.
Madje, në ato sakrifica e mirëdashje për të gjithë popujt e Ballkanit, shtypi grek në veprimtarinë e dendur të klubeve dhe të kolonive shqiptare në mërgim e drejtonte gishtin kah ato, duke i akuzuaz si zëdhënës të politikës italiane e austro-hungareze. Veçanërisht në shënjestër të sulmeve permanente të shtypit grek u gjet gazeta “Drita” e kolonisë shqiptare të Sofjes dhe kryeredaktori i saj Shahin Kolonja. Ata e akuzonin rëndë Shahinin si “turkoshqiptar” për pretendimet territoriale shqiptare deri në Prevezë, ky organ shqiptar thjesht etiketohet nga grekët si vegël e Sofjes zyrtare dhe e komiteteve bullgare.
Krahas shtypit vendës, në fushatën e përgjithshme antishqiptare, u vunë në lëvizje edhe gazetat greke jashtë territorit amë, si “Metanastis” (I mërguari) në SHBA.- ës dhe “Omonia” (Bashkimi) në Akeksandri të Egjiptit.
Subjektivizimi i kulluar nuk pati të ndalë as në vitet 1906-1907, kur në shtyllat e tyre, sërish shtrohen mendime e teza që as për së afërmi nuk përkitnin me realitetin egzistues. Nën parullën “për shqiptarët asgjë, por për Epirin shumëçka”, shumë pamfletist nis e sos falsifikonin realitetin historik, duke hedhur mendime kuturu se Epiri si tokë greke duhet të shtrihet deri në Shkumbin. Zëdhënsi më i spikatur i pretendimeve territoriale tejepirote ishte P. Karolidhi, mësimdhënës i historis në Universitetin e Athinës.
Midis shumë koncepteve e bindjeve antishqiptare, gjatë vitit 1905 shtoi se: Shqipëria fillon nga Vjosa ose nga Shkumbini. Epiri është vend thjeshtë grek, që i është njohur shtetit grek prej shumë subjekteve zyrtare diplomatike dhe nga një traktat i madh evropian. (“Omonia” 25-10-197.)
Si zakonisht, fushatën propagantistike nis ta udhëheqë gazeta propagantistike “To Kratos” për ta vijuar disa të tjera nga rezervati aq i pasur i shtypit grek. Ky organ për vitin e ri kalendarik 1908-ës do t’ua urojë në mënyrë të jashtëzakonshme me artikullin:
“Austria dhe Italia në Shqipëri”, duke e injoruar fund e krye luftën e shqiptarëve për autonomi. (Gazeta “To Kratos” botuar më 5 janar 1908)
Me sa duket nga viti 1908 rrethi i politikës antishqiptare nisi të ngushtohet, nga se brenda bërthamës së qarqeve zyrtare greke qëndronin edhe individë të ndikuar nga konceptet politike të Ismail Qemalit, i cili ishte për një afrim shqiptaro-grek. Në realitet veterani i diplomacisë shqiptare gjatë vizitës në Athinë, në shkurt të vitit 1907 dhe bisedimeve të bëra me kryeministrin grek Theotoqin, që atëherë kishte deklaruar se dy popujt fqinj duhet të vendosin kontakte të drejtpërdrejta mbi bazat e respektit reciprok.
Qeveria greke në dhjetor të vitit 1908 tehun e akcioneve e orjentoi ekskluzivisht kah Vilajeti i Janinës, pikërisht aty ku ajo shihte perspektivat e shtrirjes territoriale në dëm të viseve të banuara me shqiptar.
Pra, penda më e ndritshme e kësaj epoke nga ana shqiptare që iu kundërvihet demaskimit të shtypit grek ishte ajo e Fan Nolit, Asdrenit, Shahin Kolonjës, A. Z. Çajupit e shumë e shumë të tjerëve në vargun e artikujve që shumë me të drejtë demaskuan shtypin grek si një nga mediumet me pretendime megalomane dhe qëndrim antishqiptar.