Në sheshin e Prishtinës, në shënim të 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën organizimin e OJQ “Replay Peace”, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ushtarakë të FSK-së, policë të vendit, aktivistë të shoqërisë civile, fëmijë e qytetarë moshash të ndryshme, vrapuan së bashku në Minimaratonën Humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”.
“Jam krenar me ushtarakët tanë që sot ishin me numrin më të madh të pjesëmarrësve nga institucionet tjera në këtë aktivitet humanitar e festiv”, tha Ministri Mehaj me këtë rast.
Bashkë me festimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, shtetit mik të përjetshëm, në këtë aktivitetet thërrasim të gjithë :
Të ndihmojmë personat me autizëm që të përfshihen në aktivitete sociale. Duke e bërë këtë, mësojmë se individët me autizëm janë si gjithë të tjerët dhe kanë nevojë për miqësinë tonë. Edhe me aktivitete të ngjashme dëshmojmë fuqishëm se jemi pranë qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët tanë. /2LONLINE/