Njësia për Kontroll të Autostradave pas pranimit të informatës nga qytetarët se në autostradën “Ibrahim Rugova” është duke qarkulluar një mjet motorik (traktor), i cili sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, Policia ka marrë masa të shpejta dhe ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë drejtuesin e këtij mjeti (traktor).
Me këtë rast ka rezultuar se drejtuesi nuk posedonte fare patentë shofer për këtë kategori të mjeteve ku i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e Policisë është larguar nga trafiku.
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. /2LONLINE/