/2L ONLINE/ – Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu thotë të jetë tmerruar me skenat që kanë ndodh në Parlamentin e Kosovës, në rastin e Albulena Haxhiut, por edhe më shumë me faktin se si gratë deputete të pozitës nuk u distancuan nga kjo dhunë.
JA postim i iplotë i deputetës Baftiu:
“U tmerrova kur pash skenat që kishin ndodh ne parlament me ate qe i kishin bere Albulenes , Aides (une nuk isha aty sepse me pare me arrestuan ne holl te kuvendit)
Por ajo qe me tmerron edhe me shume eshte se si grate deputete te pozites nuk e pane te arsyeshme te distancohen nga kjo dhune e papare qe u ushtrua ndaj grave.
.Kolege historia do te tregoj se ju do te turperoheni edhe para femijeve tuaj se jeni ne anen e atyre qe po bejne pazare me Serbine ne dem te sovranitetit te Republikes se Kosoves? /2L ONLINE/