DYLON

LVV: Dhuna ndaj deputetëve u bë me urdhra të këtij pushtetit kriminal

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vet[vendosje mbajti sot konferencë për media lidhur me dhunën që ushtroi dje pushteti mbi deputetet dhe deputetët opozitar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, tha se opozita gjithnjë e më shumë ka mbështetjen masive gjithëpopullore, e kjo u dëshmua më 9 janar, u dëshmua më 17 shkurt, dhe po dëshmohet përditë.

“Ne po shohim këmbënguljen e kësaj qeverie antikushtetuese që të vazhdojë në krye të pushtetit me çdo kusht, derisa t’i përmbushë të gjitha kushtet e marrëveshjes së koalicionit. Për pjesën e marrëveshjes së koalicionit me Listën Serbe, shkruan në Bruksel dhe na e sollën “Zajednicën”. Tash, pjesa tjetër e marrëveshjes së koalicionit është bërja e Hashim Thaçit President. Opozita do ta vazhdojë ballafaqimin brenda dhe jashtë Kuvendit, duke i qëndruar besnike kauzës sonë”, theksoi Dërguti.

EkoHigjiena

Ajo shtoi se e vendosur përballë presionit në rritje të popullit, qeveria antikushtetuese ka nisur të bëhet e dhunshme, dhe se dhuna u bë më se evidente në konferencën për shtyp të mbajtur pas protestës së 17 shkurtit, ku Hashim Thaçi e Isa Mustafa, me frikën që i dukej në fytyrë, e kërcënuan opozitën me konflikt. “Suspendimi i deputetëve, tërheqja zvarrë dhe arrestimi i tyre, e bën Kuvendin e Kosovës jodemokratik. Kjo Qeveri që po tenton ta shtypë opozitën, i ka ditët e numëruara në pushtet”, tha ndër të tjera Dërguti.

Nënkryetari i Vet[vendosjes, Driton Çaushi, tha se brutaliteti i djeshëm mbi deputetët opozitarë ishte me urdhra politik, nga paniku që e kapur pushtetin për shkak të kundërshtimit në rritje gjithëpopullor ndaj tij. Ai përmendi emrat e 10 deputetëve të arrestuar dje, si dhe prezantoi para gazetarëve disa fotografi ku shihet dhuna e shfrenuar e pushtetit ndaj deputetëve të opozitës.

“Albulena Haxhiu është alivanosur dje pasi u përplas në tokë nga pjesëtarët e sigurimit. Përveç kësaj, pjesëtarët e sigurimit e penguan për një kohë të gjatë edhe dërgimin e saj në spital. E pas është dërguar atje, është penguar edhe puna e mjekëve, për shkak të prezencës së shumë policëve brenda dhomës ku po trajtohej në QKUK, ku nuk është lejuar për një kohë të gjatë as të vizitohej nga familjarët e saj. E njëjta prezencë e policisë vazhdon edhe sot, në Qendrën e Traumatologjisë”, tha Çaushi.

Ai foli edhe për fushatën e sotme të shpifjeve ndaj deputetes Albulena Haxhiu që ka për qëllim denigrimin, cenimin e integritetit dhe dinjitetit të znj. Haxhiu. “Ne nuk do të lejojmë asnjëherë një sjellje të tillë të pushtetit dhe të mediave të pushtetit që kanë për qëllim përuljen dhe cenimin e dinjitetit të deputeteve. Një sjellje e tillë është e papranueshme”, tha në fund Çaushi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.