Sot, në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti u mbajt trajnim një -ditor me temë “Bëjeni mësimin e nxënësve real dhe efektiv!”, për mësimdhënësit e gjuhës angleze, në të cilin trajnim ishte prezente drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolina Siganda.
Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit në komunën e Vitisë, Arta Ajeti, ka falënderuar Korpusin e Paqes me drejtoreshën Carolina Siganda dhe Ministrinë e Arsimit, për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ajo theksoi se kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional.
“Kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional. Korpusi i Paqes është një agjension i qeverisë Amerikane e cila është aktive afër 10 vite në Kosovë me projekte të ndryshme, pa perjashtuar dhe komunën e Vitisë, dhe njohurit e fituara, mësimdhënësit do t’i transmetojnë tek nxënësit. Ne do të vazhdojm me Korpusin e Paqes të kemi bashkëpunime të vazhdueshme”, u shpreh drejtoresha Ajeti.
Në anën tjetër znj. Siganda u shpreh mirënjohëse për gatishmërinë e institucioneve komunale të Vitisë për ofrimin e mundësisë së bashkëpunimit tash e disa vite dhe gatishmërinë e mësimdhënësve që të jenë pjesë e këtij trajnimi.
Qëllimi themelor i këtij trajnimi ishte të ndihmojë mësimdhënësit e gjuhës angleze, që të zhvillojnë më tej ekspertizën e tyre pedagogjike dhe të fuqizojnë mësimin e bazuar në kompetenca në klasë. Poashtu, përshkrimi i teorive të mësimdhënies dhe të mësuarit e gjuhës angleze, metodologjitë, teknikat dhe aktivitetet për përmirësimin e të mësuarit bazuar në kompetenca, të menduarit kritik si dhe zgjidhja e problemeve në bashkëpunim. /2LONLINE/