Sa herë që vjen fundi i vitit mësimor, nuk mund të qëndroj indiferent ndaj përdorimit të dokumentacionit, përkatësisht dëftesave të cilat po i përdorim me vite të tëra në shkollat tona.
Nga: Ismet Azizi
Dëftesat të cilat sipas përbërjes së tyre paraqesin se Kosova është pjesë e Srbisë. Së paku unë e shohë kështu.
Ky dizajn i dëftesave është përdorur që nga administrata e UNMIK-ut, dhe për çudi përgjegjësve në ministrinë e Arsimit nuk iu shkoi mendja sa çfarë do të thotë një dizajn i tillë.
Mendoj se në këtë rast hijesimi i kufirit të Kosovë është i dukshëm, pikërisht me kufijtë e shteteve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Ndërsa kufiri me Serbinë, pothuajse nuk shihet, fare. Në fakt del se Kosova është pjesë e Serbisë.
Është koha, nëse nuk është vonë këto dëftesa, përkatësisht dokumentacioni shkollor të përtërihet dhe të gjendet një dizajn çfarë i përket realitetit, i cili në sfond të paraqes pavarësisë së shtetit të Kosovës.
/Autori është mësimdhënës i gjeografisë/