Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Inspekcion ka mbajtur sot diskutimin publik me përfaqësues të bizneseve në Viti, dhe atë për Propozim Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në komunën e Vitisë.
Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, pas prezantimit të kësaj rregullore potencoi se drejtoria të cilën ai e udhëheqë është e përkushtuar të marrë mendimin e të gjithëve në veçanti të subjekteve afariste në këtë komunë me qëllim që të bëhet një rregullore sa më e mirë për të gjithë.
Ai bëri me dije se me këtë rregullore do të caktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës së subjekteve afariste të cilët veprojnë në Viti, ku ndër tjerash është kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi.
Megjithatë përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme në Viti, u pajtuan që dita e diel të jetë ditë pushimi në sektor të ndryshëm por pati edhe kundërshtime duke u bazuar në të drejtën elementare për punë.
Përndryshe Drejtori Ahmeti kërkoj nga të gjithë që të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre para se ky dokument të shkojë për aprovim në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Dokumenti në fjalë mund të gjendet në ueb faqen e Komunës së Vitisë, konkretisht në:
https://kk.rks-gov.net/…/PROPOZIM-RREGULLORE-P%C3%83%E2%80%…