Lëvizja “Vetëvendosje” pritet të organizoj një referendum të brendshëm nëse duhet të hyjë në Qeveri me partitë e bllokut opozitar, LDK, AAK dhe NISMA, transmeton Zeri. Përmes këtij referendumi ku të drejtë vote kanë 15 mijë anëtarët e kësaj lëvizjeje, do të dihet vullneti i anëtarësisë për t’u përfshirë në ekzekutiv ose jo, nëse fillimisht Hashim Thaçi dështon t’i sigurojë 61 vota në Kuvend.