Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) se në Kosovë janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus ka bërë që aktualisht në vendin tonë t’i kemi 313 raste aktive me COVID-19.
Sipas IKShPK-së, nga 1 mijë e 234 persona të infektuar, 31 kanë vdekur dhe 890 janë shëruar, që i bije se edhe 313 raste i kemi aktiv.
Kjo ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të vazhdojë t’u bëjë thirrje qytetarëve që të kenë kijdes dhe t’i zbatojnë rekomandimet për t’u mbrojtur nga përhapja e këtij virusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në apel të IKShPK-së.
.