( me rastin e shtjellimit të poezisë së këtij autori, në kuadër të Manifestimit poetik “Vjeshta letrare e Gjilanit” 2016, që mbahet më 10 dhjetor 2016, ora 12:00 në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan )
Nga libri i parë, DLIRËSI E LASHTË, ribotuar më 2015
MBI VARRIN TËND
Një grusht dhe
Mbi varrin tënd hodha
E asnjë pikë loti
Rrugën e lirisë e çele me gjak
Për një grusht diell
E një Atdhe
Gatitu të rri për jetë e mot
OSHËTIMA
Në sy të etur
Gërshetohen enigmat e zjarrta
E pathëna
Oshëtinë nga horizontet
Dhe vjen ngadalë
Shpalos nga lashtësia eshtrat
Në zi që ishin
Mbështjellur dhe derdhur
Mjegullave të dendura
Në enigmë gjej pafundësinë
E damarëve të tu
Me aromë pishe pa emër
Në Agmi
I përgjumur shikoj
Të skaliturat pellazge
Nga libri “HESHTJEN PËRGJON HËNA”
LOTËT PREJ KRISTALI
Nga rrugë e gjatë
I këptur erdha te ti
Në përqafim
T’I putha sytë
Duart
Ballin me rrudha
Lotët prej kristali ma ngrohën faqen
GALERI SHPIRTI
Ti vjen
Mbi krahët e dallëndeysheve
Me bulëzimin e parë të sythave
Ti vjen
Në fazën e nëntë
Të nëntëditëshit
Largon akullin
Dhe çel lulet në bjeshkë
Ti mallin tim ngjyen
Sa herë vjen
MELODIA E SHIKIMIT TËND
Nata qetas ekzekuton
Melodinë e shikimit tënd
Pranë meje
Portreti yt me një buzëqeshje
E një gotëverë
Më shikon drejt në sy
Nuk të them lamtumirë
Nga lirbi “TI QENIA IME E PANËNSHTRUAR”
GJYQ I TRI SHKRONJAVE
Tërthorazi
Rrugëcve të ndryshme
Vërsulen mbi tri shkronjat e lirisë
Kërkojnë drejtësi
Prej atyre që u flijuarn për drejtësinë
Formojnë gjykata për luftëtarët
Që një popull hoqn nga banka e zezë
I fyejnë e i prekin në sedër
Ata e ato që lirinë e popullit kishin synim
E jo diçka tjetër
Deri kur
EUFORIA
Me linden e diellit
Hapat e tyre në ikje
Pikonin lot …
Nga dhimbja
Bjeshkët e lëna në kohë lirie
Rrudheshin
Atdheu i etur pret
Nga libriiI katërt “PULSIM YJESH”
NËSE NJË DITË MË RRJEDHIN LOTËT
Nëse një ditë
Më rrjedhin lotët faqeve
Mos u habitni
Janë vërshime lumenjsh
Prej shëkmbinjve dalin
Si gjaku i heronjve
Përbrenda ndezin
Mallin për një Shqipëri
PULSIM YJESH
Tymi i zi
Zëvendësoi natën
Mbi mëngjesin tënd
Kumanovë
Dita gjatë nuk u pa
As dielli
Natën
Yjet mbi ëndrrat e fëmijëve
Pulsojnë
Dhe lutjet e të moshuarve
Shtegtimi vazhdon
PARA SYVE TË TU
Stuhitë
Në ritme të ëmbla
Kthehen
Prej syve të tu e dashur
Në pasqyrën e tyre
Më së miri
Njoh veten time
Kur ty të përqafoj
Një erë e lehtë
Më fal qetësi
Dhe ti
Dashuri
DREJT TEJE
Një tis i borës
Mbi ne ra bardh
Mbuloi fjalët
E puthjet
Lumi rrjedhën nuk e ndali
Idëgjoi valët
Duke u larguar me mall …
Gjethet dridhen nga era
Tinguj të lehtë formojnë
Me gjuhë shpirti flasin
Në buzët tua të ëmbla
Dëbora shkrihet
Sytë e mi të humbur
Një shteg drejt teje
gjejnë
SHËNIME PËR AUTORIN
Ahmet Osmani u lind më 19 nëntor 1964, në Prishtinë.
Shkollën fillore dhe të mesme, e kreu në Prishtinë. Por, shkollimi i lartë i ndërpritet , për shkak të veprimtarisë atdhetare.
Një kohë të shkurtër më vonë, punon në Radio Prishtinë, derisa studionte letërsinë. Por, as aty nuk e lënë të qetë. Detyrohet ta lëshojë Kosovën shkaku u ndjekejes nga UDB-ja serbe dhe prej vitit 1993, jeton dhe vepron në Zvicër.
Me veprimtari letarre është marrë që herët. Poezitë e para i ka botuar në revistën “Zëri “ në Prishtinë dhe “Zëri iKosovës” në Zvicërr.
“Vargje për kalorësin” titullohet libri i tij i parë, i cili në ribotim, na vjen i korigjuar dhe i plotësuar dhe me titullin “Dlirësi e lashtë”.
Më pas botoi edhe tre libra të tjerë:
“Heshtjen përgjon hëna”,
“Ti qenia ime e panënshtruar” dhe
“Pulsim yjesh”, që të gjitha përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”