Në Viti është mbajtur sot ora letrare “Metamorfoza e vjeshtës”, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të publicistit, poetit e kritikut letrar, Ramadan Musliu.
Në orën letrare, morën pjesë poet, krijues e shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, me që rast u përkujtua edhe jeta dhe vepra publicistike e Ramadan Musliut.
Manifestimi letrar, u hap me një minutë heshtje, ndërsa në emër të këshillit organizativ, Zymrije Salihu e shpalosi biografinë jetësore e letrare të Ramadan Musliut.
Kurse me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Vitisë, Sabit Alidema.
Gjithashtu, u promovua libri “Na mungon e vjen si stina e bukur” nga Petrit Palushi e Feri Arifi.
Në këtë orë të madhe letrare, u lexuan 40 poezi të poetëve pjesëmarrës. /2LONLINE.com/