Me program të larmishëm artistik e muzikor, është mbajtur manifestimi qendror në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori.
Performanca e grupeve të fëmijëve nga çerdhja e fëmijëve në Viti, si edhe nga nxënës të shkollave të kësaj komune, kanë mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” me prindër e familjarë të fëmijëve, që po e prezantonin në skenë e po shënonin ditën e tyre.
Për nderë të kësaj dite, organizuar nga “Kori i Qytetit” dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, nën udhëheqjen artistike të profesor Mustafë Lamallari, është mbajtur festivali i fëmijëve “Cover Fest”.
Manifestimi i fëmijëve u karakterizua edhe me një perfomancë e grupit të Cirkut nga Elbasani që u mirëprit nga të pranishmit.
Ndryshe, ky festival u mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Vitisë. Në kuadër të aktiviteteve të fëmijëve, kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur në vizitë fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti. /2LONLINE/