Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për një rast “Vjedhje e rëndë”
Policia e Kosovës në Gjilan, ditë më parë, kishte pranuar një ankesë nga ankuesja se dikush e ka hapur me dhune xhamin e veturës se saj ku ka depërtuar brenda dhe ia kishte vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pasur para ne vlere 20€, telefonin IPHONE 12 PRO ne vlerë të konsiderushme si dhe dokumentet personale dhe kartela bankare.
“Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Gjilan përmes kamerave të sigurisë kanë arritur ta identifikojmë të dyshuarin A. M. (1981) dhe sot me 05 gusht 2021 është arritur ta arrestohet”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Nga i dyshimti është konfiskuar telefoni i vjedhur si dhe çanta e krahut së bashku me dokumente personale.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe janë gjet fakte të qëndrueshme se ai është i involvuar në këtë vepër penale.
Me vendim te lëshuar nga prokurori i shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/