DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin  për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 725 studentë të rregullt në studime baçelor.

EkoHigjiena

Nga numri i përgjithshëm i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, UKZ mund të pranoj edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, kandidatë të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 06.08.2021 deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00.

Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.

Provimi pranues, për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 31.08.2021 dhe 01.09.2021; , sipas orarit si në vijim:

Grupi I.

  1. Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 9:00

Grupi II.

  1. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 12:00

Grupi III.

  1. Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 13.00

Grupi IV.

  1. Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 9:00

Grupi V

  1. Fakulteti Juridik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 12.00
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.