Me rastin e 24 marsit – Ditës Botërore të Tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim të ngushtë me QKMF-në, ka zhvilluar sot aktivitete të vetëdijesimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje.
Fillimisht në qytetin e Vitisë një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka shpërndarë fletushka rreth mënyrës së parandalimit, mjekimit dhe shërimit të sëmundjes së tuberkulozit.
Këtë ekip e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti dhe drejtoresha e QKMF-së Vjollca Kadolli.
Poashtu, në shkollën “Mirali Sejdiu” në fshatin Gërmovë, është mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese rreth tuberkulozit. /2LONLINE/