Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, në takimin e rregullt ka analizuar gjendjen epidemiologjike dhe ka bashkërenduar veprimet me mekanizmat tjerë për ta luftuar pandeminë me Covid-19.
Kryetari Sokol Haliti tha se megjithëse duket si diçka e përditshme, çasja e këtij komiteti dhe e institucioneve lokale shkon përtej kësaj, sepse gjendja akoma është serioze.
Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, bëri thirrje për kujdes, sepse, sipas tij, më mirë dhe më lehtë është të respektohen masat në fuqi, se të përballemi pastaj me infeksion.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se Policia vazhdon përkushtimin për zbatimin e masave kundër pandemisë.