Lugina e Preshevës së shpejti do të ketë një prej Doktorëve të pakët që kanë studiuar mbi Perandorinë Osmane, i cili në këtë intervistë për lexuesit e portalit informativ Titulli, shpalos informacionet historike që datojnë nga periudha e sundimit pesë shekullore të kësaj Perandorie në këto troje të banuara me shqiptarë.
Mead Osmani nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, shpjegon se gjatë studimeve të tij ka arrit që të ketë qasje në arkivat e shtetit turk që lidhen me Perandorinë Osmane, ku ndër arkivat më vlerë shumë të madhe, veçanërisht janë edhe ato për historiografinë shqiptare.
“Sa i përket historisë së Nishit më rrethinë, Preshevës, Bujanocit dhe rrethinës për të cilët kam hulumtuar pak a shumë, ka me mijëra dokumente që nevojitet punë ekipore për me arrit deri diku mi lexu dhe me i deshifru ato të dhëna”, shprehet Mead Osmani, i cili thekson se fatkeqësisht shqiptarët e kësaj ane nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre.
“Ne ndoshta nuk dëshirojmë t’a dimë të kaluarën tonë, në krahasim më fqinjët tanë që janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre dhe bëjnë çmos për ti lexuar dhe deshifruar ato dokumente”, nënvizon Osmani i cili është duke vazhduar studimet e Doktoraturës në Bursa të Turqisë, pran Universitetit “Uludağ”.
Tërnocasi shkollën fillorë e ka përfunduar në vendlindje, të mesmen në Medresen “Alauddin” në Gjilan, ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik, dega Orientalistikës.
Studimet në Mater i ka vazhduar në Bursa të Turqisë pran Universitetit “Uludağ” në shkencat sociale për historinë e Perandorisë Osmane, me temën “Sanxhaku i Nishit në shekullin XIX.”
Tani është duke vijuar studimet e Doktoraturës në vitin e fundit, po në të njëjtin Universitet të Turqisë dhe të njëjtin drejtim.
Mead Osmani është në fazën e punimit të Doktoraturës me temën “Sanxhaku i Nishit sipas arkivave në shekullin XIX. (prej Tanzimatit deri në kongresin e Berlinit)”.
LEXO intervistën e plotë: http://titulli.com/index.php?m=post&s=9871