“Izair Emini nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubi tonë. Pas një takimi në mes kryesisë së klubit dhe lojtarit, me marrëveshje të dyanshme janë dakorduar që të ndajnë rrugët e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Klubit të Futbollit Drita.
Përndryshe, Izair Emini (Izo), një vit më parë ishte bërë pjesë e skuadrës bardh e kaltër pasi erdhi nga Shkëndija e Tetovës.
“Izo, që në vitin e parë me ekipin bardh e kaltër arriti të shpallet kampion. Gjithashtu, ai kishte kontratë edhe për një vit me ne, por që pas diskutimeve u vendos që të ndahen rrugët miqësisht”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Klubi jonë i është mirënjohës dhe falënderon shumë Izair Eminin për kontributin e jashtëzakonshëm në klub. Duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës. Paq fat IZO KAMPION!”, thuhet në fund të njofitmit. /2LONLINE.com/